KUSHTET DHE KONDITAT PER KRYERJEN E SHERBIMIT NGA MR.COURIER
Për dërgimin e dokumentave dhe të pakove nëpërmjet Mr.Courier, dërguesi është dakort me kushtet dhe penelitetet që përmënden në këtë formular. Asnjë përfaqësues agjent ose nëpunës i Mr.Courier, as dërguesi nuk ka të drejtë te ndryshoj ose të heqë kushtet dhe konditat e përmëndura mëposhtë.
Neni 1: Formulari shoqërues i dërgesës se Mr.Courier është një formular i padiskutueshëm dhe dërguesi njeh që ky formular u plotësua nga vetë ai ose Mr.Courier për llogari të tij. Dërguesi dëshmon dhe pranon, se është pronari ose përfaqësues i pronarit të objekteve që transportohen, të cilat përshkruhen në faqen e parë. Gjithashtu ai deklaron se me anën e këtij formulari pranon kushtet dhe konditat e transportit të Mr.Courier.
Neni 2: Dërguesi garanton që:
- Cdo zë që përshkruhet ne faqen e parë është përshkruar saktësisht dhe në përputhje me ligjin.
- Në objektin që dërgohet janë shënuar saktësisht pikat e duhura, të dhënat dhe adresa e marrësit.
- Objekti që dërgohet është amballazhuar në mënyrën e duhur për të siguruar dërgimin e sigurtë të tij.
- Do të paguajë të gjitha shpenzimet e mundëshme shtesë, që rezultojnë gjatë dërgimit, kthimit ose magazinimit te objekteve.
Neni 3: Mr. Courier ka të drejtë por nuk është i detyruar të kontrollojë objektin, të cilin e merr përsipër ta dorëzojë. Mr. Courier ka të drejtë të mos avancoje në përmbushjen e dërgeses nëse ka shënja të përmbajtjes së ndaluar ose të dhëna të pamjaftueshme të dërguesit.
Neni 4: Mr. Courier ka të drejtë të mbajë ose të mos dorëzoj mallin që transporton, me qëllim sigurimin e shpenzimeve të transportit , shpenzimet e ngarkimit … etj ) deri sa të paguhen.
Neni 5: Mr.Courier kryen dërgesa me debitim të marrësit. Në rast mospranimi të dërgesës së shpërblimit nga ana e marrësit, për cfardo arsye qoftë, dërguesi merrë përsipër pagesën ndaj Mr.Courier.
Neni 6: Mr.Courier kryen shërbimet e “ parapagesës per blerjen e porositur“ dhe atë të “ pagesës në momentin e dorëzimit ” duke marre porosi dhe në formë jo të shkruar ( me telefon ose mjete të tjera komunikimi ). Në këto raste porositësi ka të drejtat dhe detyrimet e “ dërguesit “ të përshkruar ne formular.
Neni 7: Mr. Courier i paguan një përdoruesi të shërbimit postar një shumë ekuivalente me shumën e dëmit të shkaktuar, por jo më shumë se kufiri maksimal, i përcaktuar në pikën 1 të këtij neni.
1. Dëmshperblimi maksimal është:
a) për humbjen, demtimin apo vjedhjen e një objekti të siguruar, sa vlera e dëmtuar, por jo më shumë së vlera e deklaruar e objektit postar;
b) për humbjen apo vjedhjen e një objekti postar, letër të regjistruar, 2000 ( dy mijë) lekë;
c) për humbjen, vjedhjen ose dëmtimin e një koliposte të regjistruar, 5000 ( pesë mijë ) lekë;
Çdo transportim ndërkombëtar udhëhiqet nga kushtet dhe kufizimet e konventave ndërkombëtare CMR,Varshavës , COFIT-CIM, që janë në fuqi.
Neni 8: Mr.Courier bën çdo përpjekje dhe ndërmer çdo veprim për të arritur dorëzimin sa më shpejt në përputhje me programin e veprimtarisë së saj. Por në asnjë rast nuk mban përgjegësi për vonesën e marrjes, transportimit ose dorëzimit të çdo dërgese apo për çfarëdo humbje, dëmtim, dorëzim të keq apo mos dorëzim që i detyrohet shkaqeve të paparashikuara kryesisht:
- Për shkak të ngjarjeve të papritura që ndodhin objektivisht jashtë mundësive njerëzore (aksident, kushte të këqija atmosferike, vonesë e mjeteve të transportit etj.)
- Për shkak të veprimeve neglizhuese ose udhëzimeve të gabuara të dërguesit ose të marrësit apo personave të tretë që kanë interes nga dërgesa konkrete.
- Për shkak të përmbajtjes së dërgesës së cilës mund t’i shkaktohet dëmtimi i veçantë, ndryshim ose shkatërrim.
Neni 9: Mr.Courier nuk merr përsipër dërgimin dhe transportimin e objekteve postare kur ky transportim është në kundërshtim me ligjin ose ka të bëjë me objekte që nuk i pranon për dërgim IATA. Në çdo rast ajo nuk merr përsipër kryerjen e transportit të parave.
Neni 10: Për cdo mosmarveshje organi superior pë mund ti zgjidhë ato është gjykata.
Neni 11: Çdo përdorues i shërbimit postar mund të paraqesë ankimim me shkrim brënda 30 ditëve nga kryerja e shërbimit nga Mr.Courier.