Shërbime Transporti & Postare të brëndshme Urbane & Interurbane
Mr.Courier mbulon me rrjetin e saj gjithë territorin e Shqipërisë:
Lloji i objekteve:
Dokumenta – Pako te llojeve të ndryshme – Paleta dhe/ose objekte të ndryshme me përmasa standarde, të gjitha këto mbulohen nga Shërbime Transporti & Postare të cilësisë më të lartë.
Shërbime Ekspres për Dyqanet dhe Platformat Online
Mr.Courier ofron shërbimet dhe teknologjinë më të lartë për kategorinë e bizneseve/subjekteve që operojnë në fushën e shit-blerjeve Online. Tek ne do të gjeni sigurinë dhe prakticitetin që ju nevoitet për produktin tuaj.
Shërbime Ekspres - Normale
- Brenda Tiranës Zone 1: Shperndarja Brenda Ditës.
- Rrethina të Tiranës Zone 2: Destinacione të Urbanizuara: Shpërndarja Brenda Ditës.
- Rrethe, destinacione të Urbanizuara: Shpërndarja 24-48 orë.
Shërbime Speciale të Dedikuara
- Brenda Tiranës: Shërbime Postare & Transporti , urgjente dhe/ose objekte/ngarkesa jo standarte.
- Rrethina të Tiranës: Shërbime Postare & Transporti , destinacione Jo të Urbanizuara.
- Rrethe: Shërbime Postare & Transporti , destinacione Jo të Urbanizuara.
Storage Services
Mr.Courier në ambjentet e tij të mirë organizuar dhe nën përdorimin e një stafi të mirë trajnuar dhe me eksperiencë në fushën e logjistikës ofron për ju Shërbime Magazinimi në mënyrë që tju vimë në ndihmë klientëve tanë.
Duke perdorur magazinen Mr.Courier Ju do te përfitoni !
- Kohe: Lehtësim në punën tuaj operative të përditshme, duke përfituar kohë dhe fokusuar energjitë tuaja në rritjen e Shitjeve.
- Ulje drastike të kostove: Kosto qiraje të ambjenteve tuaja, Kosto punonjësish, Kosto sigurie etj.
- Ekspertizë Logjistike: Mirëmbajtje të produkteve – Paketim – Siguri – Përpunimin e objeketeve postare etj.
- Shpejtësi: Duke përdorur magazinën Mr.Courier kombinuar me përdormin e “Sistemit të Porosive“ Mr.Courier, të gjitha dërgesat do të lëvrohen me shpejtë dhe dorëzimi i tyre do të kryhet në kohë reale, pasi ekipi i Mr.Courier do të ofroj për ju përgatitjen dhe paketimin e mallrave gati për tu transportuar.
Shërbimi i E-commerce
Mr. Courier ofron zgjidhje të dedikuara për dërgesat dhe menaxhimin e porosive për faqet e-commerce, duke garantuar fleksibilitet dhe efikasitet për biznesin tuaj online.
Shërbimet tona janë krijuar për të përmirësuar përvojën e klientëve tuaj, duke siguruar dorëzim të shpejtë dhe të besueshëm, ndërsa ju ndihmojmë të kurseni kohë dhe burime.
Në një treg gjithnjë e më konkurrues, ne ju ofrojmë teknologji të avancuar dhe një ekip të specializuar për të siguruar që çdo porosi të arrijë tek klientët tuaj me standardet më të larta të cilësisë.
E-commerce
Dyqane, magazina
Last-mile
Ne ofrojmë një shërbim të dedikuar për fundin e rrugës së shpërndarjes, ku marrim porositë drejtpërdrejt nga magazinat e klientëve tanë vendas dhe i dorëzojmë me kujdes dhe efikasitet .
Magazinim
Magazinat tona ndërkombëtare mund të ruajnë, organizojnë, etiketojnë dhe përmbushin porosi të ndryshme me saktësi të lartë dhe në kohë të përshtatshme.
Zgjidhje të Dorëzimit me Cilësi të Lartë
Ne ofrojmë procese të kontrolluara me cilësi për të transportuar pakot tuaja me precizion. Pasi të marrim pakot tuaja, ato klasifikohen dhe përpunohen në një nga qendrat tona.
Pagesa e Shpejtë me Para në Dorë (COD)
Klientët kanë mundësinë të paguajnë me para në dorë në momentin e dorëzimit, duke e bërë procesin më të thjeshtë dhe më të përshtatshëm për ta.
Kthime të Inicuara nga Klienti
Klientët mund të organizojnë kthimin e produkteve drejtpërdrejt me ne duke përdorur një lidhje të veçantë, pa asnjë vonesë.
Transport Ndërkufitar dhe Zhdoganime
Ne ofrojmë shërbime të plota 3PL që mbulojnë transportin ndërkombëtar dhe proceset e zhdoganimit për klientët tanë.
E DREJTA E ANKIMIT!
Çdokush ka të drejtë të përdorë Shërbimet Postare te kompanise Mr.Courier, në përputhje me termat dhe kushtet e përgjithshme të publikuara.
Çdo përdorues i Shërbimeve Postare të kompanise Mr.Courier ka të drejtë të ankohet apo të kërkojë sqarime tek ofruesi i shërbimit postar, në rast se konstaton shkelje në përmbushjen e termave dhe kushteve të përgjithshme të ofrimit të Shërbimit Postar:
Të tarifave të ofruara, si dhe të cilësisë së shërbimit të ofruar për Shërbimet Postare të Mr. Courier !
Për ofrimin e shërbimit, nëse ankesa i referohet cilësisë së shërbimit të ofruar.
Nga marrja e faturës për shërbimin e ofruar, nëse ankesa i referohet shumës së faturuar për shërbimin e ofruar.
Përdoruesi i Shërbimit Postar mund të paraqesë ankimin me shkrim brënda 30 ditëve: Pranë zyrave të kompanise dhe/ose me email në adresen zyrtare: info@mrcourier.al të Kompanise Mr. Courier !
Ankesa duhet të ketë të specifikuar qartë dhe me detaje pretendimet e Përdoruesit të Shërbimit Postar prane kompanisë Mr. Courier si: Dëmtim i Dërgeses, Vonesë në realizimin e Shërbimit, Tarfifim jo i drejtë, Shkelur të drejtat e Privatesisë …etj.
Pas marrjes së ankesës, Mr. Courier duhet të verifikojë ankesën dhe pas verifikimit, të kthejë një përgjigje jo më vonë se 30 ditë pas marrjes së ankesës nga Klienti / Përdoruesi i Shërbimit Postar.
Nëse Klienti / Përdoruesi i Shërbimit Postar nuk është dakord me përgjigjen me shkrim të ofruesit të shërbimit postar “Kompanise Mr. Courier” , atëherë Klienti / Përdoruesi i Shërbimit Postar i drejtohet institucionit të AKEP bazuar ne ligjin Nr. 46/2015 PËR SHËRBIMET POSTARE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË.
AKEP, shqyrton të gjitha provat e paraqitura dhe brënda 30 ditëve nga marrja e kërkeses, merr vendimin lidhur me mosmarreveshjen. Ky vendim është i detyrueshëm për të dyja palët, nëse nuk kundërshtohet brënda 30 ditëve nga dita e marrjes dijeni në gjykatën kompetente, sipas legjislacionit në fuqi. 285. AKEP, zgjidh mosmarrëveshjet në mënyrë transparente, të shpejtë, objektive dhe jodiskriminuese.
AKEP, përcakton procedurat dhe strukturën përkatëse për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me anë të një rregulloreje, e cila publikohet në faqen zyrtare të AKEP-it.
INFORMACION MBI SHERBIMIN E OFRUAR NGA KOMPANIA MR.COURIER SHPK!
Procedura për Livrimet e Dërgesave Nëpermjet Rrjetit Postar Mr.Courier !
Ҫdo Klient i kompanisë Mr.Courier pajiset me Portal Personal në Sistemin e Mr.Courier, ku mundësohet: Regjistrimi i dërgesave, gjurmimi i dergësave dhe çdo informacion tjetër në lidhje me historinë e secilës dërgese.
Klienti (Dërguesi) regjistron dërgesen ne sistem, nga ku për çdo dërgese gjenerohet një Nr Dërgese. Dërgesa merr statusin “ Dërgesë e Re ”. Klienti njofton Mr.Courier me telefon/email për tërheqjen e Dërgesave.
Punonjësit/Agjentët e Mr.Courier shkojnë në adresen e Klientit, tërheqin dërgesat në prani të Klientit (Dërguesit) dhe i sjellin ato në Magazinen Mr.Courier. Dërgesat skanohen dhe marrin statusin “ Pranoi Magazina ”.
Pas procesit të përpunimit të kujdesshëm në Magazinën e Mr.Courier, dërgesat i ngarkohen korrierit në zonat respektive në gjithë Vëndin dhe dërgesat marrin Statusin “ Per Shpërndarje ”.
Punonjësit/Korrierët/Agjentët e kompanisë Mr.Courier kontaktojnë pritësin e dërgesës me telefon për të konfirmuar dorëzimin e dërgesës. Në rastet kur Pritësi e merr në dorëzim dërgesen e tij, Dërgesa merr statusin “Dorëzuar”, Në rastet kur Pritësi nuk është i disponueshem për te pranuar dergesen atëhere dërgesa kthehet në Magazine dhe merr statusin “Kthyer në Magazine” me komentet përkatëse si: kërkon dorëzim datë tjeter, adresë e pasaktë, refuzon marrjen në dorëzim të dërgesës…etj.
Klienti (Dërguesi) mund të kërkoj të njoftohet me email nëpërmjet sistemit Mr.Courier për statusin përfundimtar të dërgesës.
Me miratimin/konfirmimin e Klientit (Dërguesit) në fund të proceseve të shpërndarjes kryhen rakordimet përkatëse. Mr.Courier Shpk më pas i dërgon Klientit (Dërguesit) faturen përkatëse të kryerjes së shërbimit.
Pagesat mund të kryhen: Transferte Bankare dhe/ose Cash (Me Para në Dorë).