Bëhuni dhe Ju Partner i Rrjetit Mr.Courier.

Mr. Courier po zgjeron gjithnjë e më shumë rrjetin e saj në qytetin e Tiranës dhe në rrethet e Shqipërisë. Për më tepër, nëse zotëroni një pikë shërbimi dhe dëshironi të bëheni pjesë e një rrjeti të suksesshëm, tani është momenti i duhur për të vepruar. Për shembull, ju mund të krijoni një partneritet në shërbimet postare, duke ofruar shërbime cilësore në bashkëpunim me ne. Në këtë mënyrë, do të keni mundësinë të kontribuoni në një sistem postar inovativ dhe në zhvillim të vazhdueshëm. Prandaj, aplikoni sot dhe bashkohuni me ne!

Kushtet për Kandidatët

Për Tiranën:

Për të nisur një partneritet në shërbimet postare me Mr. Courier, mjafton të keni një dyqan fizik të pozicionuar në një rrugë kryesore brenda lagjeve të populluara të Tiranës, si Komuna e Parisit, Kodra e Diellit, Selitë, Astir, Kombinat, 5 Maj, Medrese, Ali Dem, Kinostudio, Fresk, Kamëz apo zona të tjera të njohura. Ky partneritet ju mundëson të ofroni shërbimet postare të kompanisë dhe të tërhiqni më shumë klientë, duke shfrytëzuar vendndodhjen tuaj strategjike.

Për Rrethet:

Mjafton të dispononi një dyqan fizik në qendër të Qytetit, pikë shërbimi të tilla si:  Agjenci Turistike, Imobiliare, Agjenci Shërbimi Pagesash, Kancelari apo aktivitete të tjera të ngjashme.

Detyrat

* Të Shërbej si Filial i Postës Mr.Courier Shpk.

* Të Shpërndaje Dërgesa Postare në Adresat e Klientëve.

* Të Tërheq Dërgesa Postare te Klientet Egzistues.

* Të Kërkoj Klient të Rinj & Mirëmbaj Klientët Egzistues në zonat e tyre përkatëse.

Dërgo kërkesën për partneritet në shërbimet postare duke plotësuar të dhënat e mëposhtme.

Partneriteti ynë ju ndihmon të çoni aktivitetin tuaj në një nivel tjetër, duke zgjeruar rrjetin tuaj të kontakteve dhe gamën e shërbimeve që mund të ofroni. Me mbështetjen tonë, ju krijoni mundësi për të hyrë në tregje ndërkombëtare, duke ndërtuar bashkëpunime të reja dhe duke forcuar pozicionin tuaj në treg.

en_USEnglish