Si Funksionon Partneriteti !

Si Funksionon Partneriteti !

Ju do të jeni pjesë e Mr. Courier dhe do të ofroni të gjithë gamën e shërbimeve të kompanisë në territorin përkatës. Për më tepër, do të keni akses në një sistem të konsoliduar dhe të organizuar që garanton cilësi të lartë në çdo hap të procesit. Në fakt, bashkëpunimi juaj me Mr. Courier ju mundëson të zgjeroni gamën e shërbimeve që ofroni për klientët tuaj. Partneriteti në shërbimet postare është një mundësi e shkëlqyer për të sjellë inovacion dhe për të plotësuar nevojat e tregut në zonën tuaj. Përveç kësaj, ju do të kontribuoni në përmirësimin e shërbimeve postare dhe në zhvillimin e mëtejshëm të logjistikës në zonën tuaj. Prandaj, partneriteti në shërbimet postare është një hap ideal për të rritur suksesin e biznesit tuaj dhe për të ndërtuar një partneritet të qëndrueshëm dhe fitimprurës.

  •  Partneri merr përsipër të kryejë shërbimet postare të përcaktuara për llogari të Mr. Courier në territorin përkatës. Në këtë kuadër, partneri do të sigurojë shpërndarjen dhe tërheqjen e dërgesave postare, duke respektuar standardet e cilësisë dhe afatet kohore të përcaktuara nga Mr. Courier.
  • Partneri merr përsipër të tërheqë dhe shpërndajë dërgesat e Mr. Courier Shpk në adresat e specifikuara në fletën shoqëruese.
  • Partneri duhet ti kontaktojë çdo ditë klientët dhe të përditësojë në kohë reale Statuset e Dërgesave Postare nëpërmjet “Sistemit Postar Mr. Courier.
  •  

    Partneri është i detyruar të ruajë sekretin e korespondencës, si dhe të kujdeset për trajtimin konfidencial të çdo informacioni që merr në lidhje me veprimtarinë e Klientëve. Gjithashtu, ai duhet të sigurojë që të gjitha të dhënat personale dhe profesionale të trajtohen në përputhje me rregulloret e mbrojtjes së të dhënave dhe standardet ligjore përkatëse.

Përfitimet e Këtij Partneriteti

  • Komisione për çdo pako te Dorëzuar
  • Komisione për çdo Klient të gjetur nga Agjencia Juaj
  • Partneriteti me Mr. Courier do tju sjell shumë klientë në ditë pranë zyrës tuaj, të cilët dëshirojn të tërheqin pakot e tyre në Agjenci, në këtë mënyre do të zgjeroni gamën e Klientëve Tuaj.

Elementet e Nevojshëm në Ambjentin Tuaj

  • Një pjesë e ambjentit tuaj te brëndshëm duhet të përshtatet për Shërbimet Postare:
  • Pjesa e Jashtme e Zyrës duhet të Logohet si Mr. Courier, sigurisht duke e kombinuar me logimin që ju keni për aktivitetin Tuaj, pra duke i Harmonizuar me njëra-tjetren .
  • Ambjenti i brendshëm duhet të jetë i pajisur me kamera sigurie funksionale 24/7, të cilat duhet të mbulojnë të gjithë zonën e vendosjes së dërgesave dhe arkës .
  • Disa rafte për të mbajtur pakot postare
  • Një kompjuter ose Laptop
  • Një Printer Termik
  • Një Barcode Reader
  • Një Numër Telefoni Celular

Ne Terren

  • Mjafton një person me motorr ose makinë te vogël preferohet Gaz/Benzinë për çështje kostosh.
sqAlbanian