Sherbime Postare & Transporti te brendshme Urbane & Interurbane

Mr.Courier mbulon me rrjetin e saj gjithe territorin e Shqiperise:

Lloji i objekteve:
Dokomenta – Pako te llojeve te ndryshme – Paleta dhe/ose objekte te ndryshme me permasa standarte

Sherbime Ekspres për Dyqanet dhe Platformat Online

Mr.Courier ofron sherbimet dhe teknologjike me te larte per kategorine e bizneseve/subjekteve dhe që operojne ne fushen e shit-blerjeve Online. Tek ne do te gjeni sigurine dhe prakticitetin qe ju nevoitet per produktin tuaj.

Sherbime Ekspres - Normale

  • Brenda Tiranës Zone 1: Shperndarja Brenda Dites.
  • Rrethina te Tiranes Zone 2: Destinacione te Urbanizuara: Shperndarja Brenda Dites.
  • Rrethe, destinacione te Urbanizuara: Shperndarja 24-48 ore.

Sherbime Magazinimi

Mr.Courier ne ambjentet e tij te mire organizuar dhe nen perdorimin e nje stafi te mire trajnuar dhe me eksperience ne fushen e logjistikes ofron per ju Sherbime Magazinimi ne menyre qe tju vime ne ndihme klienteve tane. 


Duke perdorur magazinen Mr.Courier Ju do te pefitoni !

  • Kohe: Lehtesim ne punen tuaj operative te perditshme, duke perfituar kohe dhe fokusuar energjite tuaja ne rritjen e Shitjeve.
  • Ulje drastike te kostove: Kosto qiraje te abjenteve tuaja, Kosto punonjesish, Kosto sigurie etj.
  • Ekspertize Logjistike: Mirembajtje te produkteve – Paketim – Siguri – Perpunimin e objeketeve postare etj.
  • Shpejtesi: Duke perdorur magazinen Mr.Courier kombinuar me perdormin e “Sistemit te Porosive“ Mr.Courier, te gjitha dergesat do te levrohen me shpejte dhe dorezimi i tyre do te kryhet ne kohe reale, pasi ekipi i Mr.Courier do te ofroj per ju pergatitjen dhe paketimin e mallrave gati per tu transportuar.

Sherbime Speciale te Dedikuara

  • Brenda Tiranës: Sherbime Postare&Transporti, urgjente dhe/ose objekte/ngarkesa jo standarte.
  • Rrethina te Tiranes: Sherbime Postare&Transporti,  destinacione Jo te Urbanizuara:  “vështirë për t’u arritur” dhe / ose “vështirë për t’u transportuar”, përfshirë destinacionet me kërkesa komplekse operative.
  • Rrethe: Sherbime Postare&Transporti, destinacione Jo te Urbanizuara: “vështirë për t’u arritur” dhe / ose “vështirë për t’u transportuar”, përfshirë destinacionet me kërkesa komplekse operative.
E DREJTA E ANKIMIT!

Çdokush ka të drejtë të përdorë Shërbimet Postare te kompanise Mr.Courier, në përputhje me termat dhe kushtet e përgjithshme të publikuara.

Çdo përdorues i Shërbimeve Postare të kompanise Mr.Courier ka të drejtë të ankohet apo të kërkojë sqarime tek ofruesi i shërbimit postar, në rast se konstaton shkelje në përmbushjen e termave dhe kushteve të përgjithshme të ofrimit të Shërbimit Postar:

Të tarifave të ofruara, si dhe të cilësisë së shërbimit të ofruar për Shërbimet Postare të Mr. Courier !

Për ofrimin e shërbimit, nëse ankesa i referohet cilësisë së shërbimit të ofruar.

Nga marrja e faturës për shërbimin e ofruar, nëse ankesa i referohet shumës së faturuar për shërbimin e ofruar.

Përdoruesi i Shërbimit Postar mund të paraqesë ankimin me shkrim brënda 30 ditëve: Pranë zyrave të kompanise dhe/ose me email në adresen zyrtare: info@mrcourier.al  të Kompanise Mr. Courier !

Ankesa duhet të ketë të specifikuar qartë dhe me detaje pretendimet e Përdoruesit të Shërbimit Postar prane kompanisë Mr. Courier si: Dëmtim i Dërgeses, Vonesë në realizimin e Shërbimit, Tarfifim jo i drejtë, Shkelur të drejtat e Privatesisë ………….etj.

Pas marrjes së ankesës, Mr. Courier duhet të verifikojë ankesën dhe pas verifikimit, të kthejë një përgjigje jo më vonë se 30 ditë pas marrjes së ankesës nga Klienti / Përdoruesi i Shërbimit Postar.

Nëse Klienti / Përdoruesi i Shërbimit Postar nuk është dakord me përgjigjen me shkrim të ofruesit të shërbimit postar “Kompanise Mr. Courier” , atëherë Klienti / Përdoruesi i Shërbimit Postar i drejtohet institucionit të AKEP bazuar ne ligjin Nr. 46/2015 PËR SHËRBIMET POSTARE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË.

 

AKEP, shqyrton të gjitha provat e paraqitura dhe brënda 30 ditëve nga marrja e kërkeses, merr vendimin lidhur me mosmarreveshjen. Ky vendim është i detyrueshëm për të dyja palët, nëse nuk kundërshtohet brënda 30 ditëve nga dita e marrjes dijeni në gjykatën kompetente, sipas legjislacionit në fuqi. 285. AKEP, zgjidh mosmarrëveshjet në mënyrë transparente, të shpejtë, objektive dhe jodiskriminuese.

 

AKEP, përcakton procedurat dhe strukturën përkatëse për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me anë të një rregulloreje, e cila publikohet në faqen zyrtare të AKEP-it.

INFORMACION MBI SHERBIMIN E OFRUAR NGA KOMPANIA MR.COURIER SHPK!

Procedura për Livrimet e Dërgesave Nëpermjet Rrjetit Postar Mr.Courier !

Ҫdo Klient i kompanisë Mr.Courier pajiset me Portal Personal ne Sistemin e Mr.Courier, ku  mundësohet: Regjistrimi i dërgesave, gjurmimi i dergësave dhe çdo informacion tjeter ne lidhje me historine e seicilës dërgese.

Klienti (Dërguesi) regjistron dërgesen ne sistem, nga ku për çdo dërgese gjenerohet një Nr Dërgese. Deërgesa merr statusin “ Dergese e Re ”. Klienti njofton Mr.Courier me telefon/email për terheqjen e Dërgesave.

Punonjësit/Agjentët e Mr.Courier shkojnë në adresen e Klientit, tërheqin dërgesat ne prani te Klientit (Dërguesit) dhe i sjellin ato në Magazinen Mr.Courier. Dërgesat skanohen dhe marrin statusin “ Pranoi Magazina ”.

Pas procesit të përpunimit të kujdesshëm në Magazinen e Mr.Courier, dërgesat i ngarkohen korrierit ne zonat respektive në gjithë Vëndin dhe dërgesat marrin Statusin “ Per Shpërndarje ”. 

Punonjësit/Korrierët/Agjentët e kompanisë Mr.Courier kontaktojne pritësin e dërgeses me telefon për të konfirmuar dorëzimin e dërgeses. Në rastet kur Pritësi e merr në dorëzim dërgesen e tij, Dërgesa merr statusin “Dorëzuar”, Në rastet kur Pritësi nuk është i disponueshem për te pranuar dergesen atëhere dërgesa kthehet në Magazine dhe merr statusin “Kthyer në Magazine” me komentet përkatese si: kërkon dorëzim datë tjeter, adresë e pasaktë, refuzon marrjen ne dorëzim të dërgesës ………….etj.

Klienti (Dërguesi) mund te kërkoj të njoftohet me email nëpërmjet sistemit Mr.Courier për statusin përfundimtar të dërgesës.

Me miratimin/konfirmimin e Klientit (Dërguesit) ne fund të proceseve të shpërndarjes kryhen rakordimet perkatese. Mr.Courier Shpk më pas i dergon Klientit (Dërguesit) faturen përkatese të kryerjes së sherbimit.

Pagesat mund të kryhen: Transferte Bankare dhe/ose Cash (Me Para ne Dorë).